Komuna e Gjilanit, realizon ekskursionin për maturantët e shkollave të mesme në Shqipëri.
Për herë të parë shpenzimet e ekskursionit mbulohen nga komuna.
Tashmë është nënshkruar edhe kontrata me operatorin ekonomik.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, nënshkrimin e kontratës e ka vlerësuar si lajm fantastik.
“Kontrata u nënshkrua, ekskursioni i maturës në Shqipëri, shpërblim i veçantë për çdo maturant të Gjilanit”, tha kryetari Alban Hyseni.