Gjilan

Mbahet “Karvani Shëndetësor” për ndërgjegjësimin dhe informimin e qytetarëve mbi sëmundjet jo ngjitëse

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me AQH, organizuan aktivitetin “Karvani Shëndetësor” të dedikuar për rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimin e qytetarëve mbi sëmundjet jo ngjitëse.
Hekuran Rapuca u. d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se ky aktivitet kishte për qëllim ofrimin e edukimit shëndetësor dhe informacioneve të nevojshme mbi parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të tilla, duke përfshirë diabetin, hipertensionin, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet e frymëmarrjes.
Më tej Rapuca, shtoi se nëpërmjet këtij karvani, qytetarët kishin mundësinë të marrin këshilla nga profesionistët shëndetësorë, të informohen mbi faktorët e rrezikut, dhe të mësojnë mënyra të shëndetshme të jetesës që ndihmojnë në parandalimin e këtyre sëmundjeve.
U. d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, theksoi se aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe miqësore, duke lejuar qytetarët të marrin informacionin e nevojshëm për të përmirësuar shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre.
“Ky bashkëpunim mes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe AQH-së tregon rëndësinë e organizimit të aktiviteteve informuese për qytetarët dhe përkushtimin për një komunitet më të shëndetshëm”, tha Hekuran Rapuca.

You Might Also Like