Në Viti, sot në orët e pasditës nën patronatin e kryetarit të Vitisë Sokol Haliti e në mbështetje të gazetarve vitias është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së gazetarit vitias, Ibrahim Sefedini.
Hasan Aliu, Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, në fjalën e tij, ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, gazetarëve dhe shoqërisë civile./Ai ndër të tjerash tha se
“Sot është ditë pikëllimi jo vetëm për familjen, por edhe për shokët, miqtë,
bashkëpunëtorët e kolegët, por sidomos për komunitetin e gazetarëve, ngase Vitia por edhe Kosova në përgjithësi, humbi një profesionist dhe një gazetar të devotshëm, i cili bëri shumë në fushën e informimit publik”, u shpreh zv. Kryetari Aliu. Ai tha se gazetari, Ibrahim Sefedini ka dhënë edhe një kontribut të madh në zhvillimin e shoqërisë civile në komunën e Vitisë, ku ishte pjesë aktive edhe e OJQ “Elita”, por përmendi edhe kontributin e gazetarit Sefedini të dhënë gjatë periudhës së viteve 1990-1999 në aktivitet e ndryshme.
Ndërkaq një biografi të shkurtër për të ndjerin e ka lexur shoku dhe kolegu i të ndjerit Avdi Lutfiu . Në këtë mbledhje komemorative në emer të Klubit të gazetarve “”Kerim Lewton”” të Vitisë, ka folur kryetari i këtij klubi Shyqeri Halabaku.
E Emrush Azemi ish drejtor I OJQ”Elita”, që ka bashkëpunuar dikur ngushtë me të në OJQ “Elita” si dhe Mentor Rexhepi nga Rotary Club- Vitia, ishin ata të cilët kanë evokuar kujtimet për të ndjerin Ibrahim Sefedini.
Moderimi në këtë mbledhje komemorative u ba nga kolegu i tij gazetar, Tefik Salihu e nga familja ka folur me sy teë përlotur djali i madh i gazetarit, Sefedini, Taulant Sefedini i cili falënderoj të gjithë ata që e kanë mbështetur babain e tij dhe familjën Sefedini. Në përfundim të kësaj mbledhjeje u lexuan edhe dy telegram ngushëllimi një nga gazeta “Koha Ditore” ku edhe ka punuar si koorospodent lokal nga Komuna e Vitisë për gati 2 dekada dhe një nga Shoqata “Vitia” me seli në Gjenevë të Zvicrës. Përndryshe Ibrahim Sefedini ka vdekur pas një sëmundjeje në Francë ku edhe po trajtohej. Varrimi i tij u bë po sot në varrezat e fshatit Sllatinë e Epërme ku lumtumirën e fundit të ndjerit imdhanë mijëra qytetarë. Vitisë. Aziz Zuka