Futboll

Ndeshja nën hijen e atmosferës

Nën hijen e atmosferës është zhvilluar ndeshja Drita – Drenica, e luajtur në orët e mbrëmjes në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan, e cila për 90 minuta nuk ka dhuruar gola.

Drita krijoi më shumë dhe pati disa raste të mira shënimi nëpërmjet, sidomos ato nëpërmjet Liridon Balajt dhe belgut Beaten, por rrjeta e Drenicës mbeti e paprekur.

Nga Drita në pjesë të dytë pritet trysni edhe më e madhe, kurse Drenica që nuk pati asnjë rast të mirë shënimi më tepër po mundohej të ruante portën e vet dhe së paku të nxjerr një barazim nga kjo ndeshje.

Në pjesëlojën e dytë, Drita pati më pak raste të mira, ngase mbrojtja e Dritës ishte vendosur mirë, nuk lejonte krahët e Dritës që të shpërthejnë, kurse harkimet e tyre nuk ishin të sakta. Nga harkimet e tilla rast më të mirë pati Manaj, i cili gjuajti me kokë, por topi shkoi jashtë. Pak minuta më pas ai u zëvendësua me Blerim Krasniqin.

Kur Dritës nuk po i shkonte asgjë për dore, futbollistët e Dritës u çliruan pak dhe për pak sa nuk bënë befasinë.

Në minutën 77. Gjergji Kote për pak që nuk arriti të realizojë, kur ka gjuajtur nga largësia e topi për pak fërfëlloi jashtë pingules së djathtë të Malokut. Në minutën 79, Altin Vojvoda ishte i vetmuar dhe i iku mbrojtjes së Dritës, por kur u gjet ballë për ballë me Malokun, ai gjuajti jashtë.

Dhjetë minuta pa përfunduar ndeshje, kryetrajneri Ardian Nuhiu ndërroi edhe dy alot, Jasharin e Balajn dhe ishte zëvendësuesi Abazaj që pati rast shumë të mirë në minutën 86, por portieri Arijan Imeri dërgoi topin në fundore.

Deri në fund të ndeshjes vazhdoi trysnia e Dritës, por ishin sulme që nuk dhanë fryt. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like