Suhareka, që nuk e ka nisur mirë stinorin pranveror, ka pritur Gjilanin në formë, në një ndeshje në mes të ekipeve që kanë gati pikë të barabarta dhe që mund të luftojnë sa për dalje në Evropë, por edhe në luftën për mbijetesë.
Të parët kanë rrezikuar mysafirët me një gjuajtja të Shabanit nga largësia, por që topi shkoi jashtë. Suhareka ka rrezikuare për herë të parë në minutën 18, kur pas harkimit të Jakup Berishës, Kodra gjuajti me kokë, por topi shkoi mbi portë. Pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën 18, Edi Basha zgjati topin deri te Senad Jaroviq që gjuajti me të parën, por topi për pak shkoi mbi portë. Në minutën 20, pas një veprimi individual Liridon Fetahaj gjuajti nga largësia, por portieri Haxhihamza e dëboi topin jashtë fundores. Në minutën 36 ka provuar Taipi nga largësia, por portieri Ozdogan e priti këtë gjuajtje.
Në minutën 40, pas një aksioni të mirë të Gjilanit, portieri Ozdogan nga prapa ndërhyri në Bilallin dhe gjyqtari tregoi në pikën e bardhë. Përgjegjësinë e mori për të gjuajtur Sead Jaroviq, i cili ishte shumë i saktë duke qëlluar nën transversale për 0:1. Në minutën e parë të shtesës rezultati u barazua kur pas një ndërhyrje të plogësht në mbrojtjen e Gjilanit, Krasniqi me një gjuajtje volej qëlloi këndin e poshtëm të djathtë të Haxhihamzës. /kryelajmi.com/.