Me datë 9.12.2021 do të mbahet mbledhja e parë inauguruese e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ku do të bëhet betimi nga të zgjedhurit për Kuvend Komunal dhe Kryetarit të Komunës.
Kjo është bërë e ditur nga Alban Hyseni kryetari i zgjedhur i Gjilanit i cili në këtë seancë pritet ta jep betimin dhe zyrtarisht ta merr detyrën e kryetarit, sikurse edhe 35 anëtarët e tjerë të Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Hyseni u ka dërguar sot ftesë anëtarëve të ri të Kuvendit Komunal të Gjilanit për të marrë pjesë në mbledhjen inauguruese ku ata do ta japin betimin dhe do ta nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit.
Ceremonia fillon në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit.