Ndeshja e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës ndërmjet Dritës vendase dhe Prishtinës, që është luajtur në Stadiumin me bar sintetik në Gjilan, si është më së keqi ka filluar për ekipin gjilanas, që është lider i tabelës në Superligë.
Në fakt, në minutën e pestë të ndeshjes, Ardian Muja i Prishtinës ka shënuar gol nga pika e bardhë për 0:1. Ai gjuajti në anën e majtë të portës, ku u hodh edhe portieri Maloku, por që ishte i shkurtë.
Drita nisi të sulmojë më tepër dhe gjërat në fushë ndryshuan në minutën 23, kur ish-kapiteni i Dritës, Ardian Limani, tash lojtar i Prishtinës, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe Prishtina mbeti me një lojtarë më pak në fushë. Kjo bëri që të shtohet nervozizmi edhe në bankën e Prishtinës, ku më i zëshmi ishte zëvëndëstrajneri Behar Maliqi, i cili gjithashtu u ndëshkua me të kuqin.
Me gjithë presionin e Dritës, lojtarët e Prishtinës ditën të ruajnë qetësinë dhe portën e tyre, andaj ekipet shkuan në pushim me epërsinë minimale të mysafirëve.
Në pjesën e dytë Drita rastin më të mirë e pati në minutën 86, kur gjuajti Selmani, por Leonard Vitija shpëtoi golin, duke intervenuar te vija e portës.
Në minutën 84, Leonard Vitia sërish e nxori topin nga vija e portës, por ishte e habitshme se si gjuajti mu aty lojtari i Dritës.
Drita u përpoq që nëpërmjet harkimeve që të bëjë diq më tepër, por ata herë ishin tepër të shkurtër e herë tepër të gjatë, por asnjëherë të duhur, andaj se kush do të shkojë në finale do të vendoset në ndeshjen që pas dy jave do të zhvillohet në Prishtinë. /kryelajmi.com/.