KRONIKË E ZEZË

Me urdhër të prokurorit u ndalën gjashtë persona

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar me dyshimin e veprës penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) person është ndaluar për veprat penale ‘’Kanosja’’, ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ dhe katër (4) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

You Might Also Like