Futboll

Meris Maliqi, futbollisti që po shndrit

Kur ai niset në sulm nga krahu i djathtë, të gjithë mbrojtësit e kanë të vështirë ta ndalin. Lojtarë që shpërthen me shpejtësi, teknik i paparashikueshëm e mbi të gjitha i qetë dhe i saktë para portave kundërshtare. I tillë është lojtari i kategorisë së juniorëve të FC Drita, 17-vjeçari Meris Maliqi, i cili luan për grupomoshat U-19 të FC Drita në Superligën e Kosovës në Futboll.

Meris Maliqi, që është maturant në Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, me pasion luan futboll edhe atë tash e katër vite nëpër të gjitha grupmoshat e FC Drita.

Vetëm në rrjedhën e gjertanishme të kampionatit të Kosovës në Superligën U-19 të Kosovës, Meris Maliqi ia ka dalë që të realizojë 11 gola. Ai përpos si sulmues i spikatur është shqur edhe për bashkëveprimet me bashkëlojtarët, ngase asnjëherë nuk tregohet vetjak dhe falë asistove të tija janë shënuar edhe gjashtë gola të tjerë.

Ky sulmues i spikatur i lindur në vitin 2005 luan me të dy këmbët, por specialitet e ka të majtën, kurse idoli i tij mbetet Lionel Mesi, të cilin e pëlqen pa masë.

Sikurse që secili lojtar ëndërron që një ditë të kap majat e futbollit, edhe majtaku Meris Maliqi është i bindur se shumë shpejt do të bëhet pjesë e ekipit të parë të FC Drita dhe jo vetëm aq, ngase ai zotohet se do të punojë e do të derdh djersë gjatë stërvitjeve deri sa të bëjë emër edhe nëpër ligat evropiane të futbollit.

“Falë kushteve që na ofron FC Drita, mësimeve që i marrim nga trajnerët dhe basahkëpunimit që e kam me lojtarët tjerë të ekipit ne çdo ditë e më tepër po thellohemi dhe po marrim dituri edhe më të mëdha në lojën e futbollit, andaj me punë e përkushtim besoj se do t’i arrijmë synimet e klubit dhe ato të miat”, thekson Meris Maliqi, futbollist i FC Drita i gjeneratës U-19./kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like