Futbollisti me prejardhje nga Gjilani, Meriton Salihu, i cili është futbollist i Kombëtares së Kosovës në Futsall, edhe njëherë ka dëshmuar se kemi të bëjmë më një talent të rrallë të futbollit. Në një turne të madh të futbollit të vogël, i cili është mbajtur në kryeqytetin e Francës në Paris, në fushat sintentike, Salihu edhe njiherë ka shpalosur talentin e tij të madh të futbollistit. Në një turnir të jashtëzakonshëm me shumë skuadra cilësore e futbollist cilësorë, Meriton Salihu është shpallur futbollisti më i mirë i këtij turneu. Në ketë turnirë prestigjioz të futbollit të vogël, kanë marrë pjesë 15 skuadra me nga 5 futbollist, ndërsa Salihu ka impresionuar me paraqitjet e tij. Nga pesë ndeshjet e zhvilluara, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Salihu ka shënuar 9 gola, ndërsa në finale ka shënuar katër sosh.
“Jam paraqitur me skuadrën Invektus, ka qenë një turnirë i jashtëzakonshëm me shumë skuadra të forta e me futbollist cilësor. Në këtë kompeticion të këtij turniri, i cili u zhvillua në fushën sintentike me nga pesë futbollistë, organizatorët më kanë shpallur futbollistin më të mirë të këtij turniri, ku nga pesë ndeshjet e zhvilluara kam shënuar 9 gola, ndërsa në finale ku kemi mposht skuadrën Marseille me rezultat 7-1 – isha katër herë golashënues, dhe me plot meritë kemi qenë kampion të këtij turneu shumë prestigjioz. Jam i lumtur që në një konkurrencë kaq të fort organizatorët të cilët janë shumë profesionist më kanë përzgjedhur si futbollistin më të mirë të këtij turniri”, ka bërë të ditur Meriton Salihu. Salihu me Kombëtaren e Kosovës është kualifikuar në garat “Main Round”, ku do të marrin pjesë 36 kombëtare.