Gjilani para se të shkojë në pushim, ka edhe një ndeshje për Kupë, kurse trajneri i ekipit kuq e bardh Gentian Mezani, në përmbyllje të stinorit vjeshtor ka theksuar se ekipi i tij është brenda objektivave që i ka vënë vetit.
Kampionatin ai e sheh si tërësi e jo pozitën momentale në tabelë. Ai ka thënë se këtë të diele ndaj Prishtinës bënë një lojë të mirë. Pjesa e parë sipas tij ishte shumë e mirë, kundërshtari u bllokua si duhet dhe nuk iu lanë mundësi shënimi, derisa në pjesë të dytë Gjilani i pati rastet e veta, por pa mundur të shënojë për fitore.
Ai ka thënë se Gjilani ka patur mungesë të lojtarëve sidomos në bankën rezervë dhe ka kujtuar se disa lojtarë që erdhën nga Bregu i Fildishtë dështuan, derisa ekipi nuk njihej sa duhet në mes veti, ngase verës Gjilani ka angazhuar 13 lojtarë.
“Jemi brenda objektivave, kemi planet tona në pranverë dhe presim që Gjilani të mbetet tek synimet që ia ka caktuar vetit”, ka thënë Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit.