Futboll

Mezani: Tash cdo lojë do të luhet si të jetë finale

Gjilani ka shënuar një fitore me meritë në ballafaqim me Feroniklin, kurse kryetrajneri Mezani kësaj radhe u ka dhënë mundësinë disa lojtarëve të rinj që të paraqiten në fushë.

“Nuk duhet të qajmë pikët e humbura me Llapin, ngase ajo punë tashmë ka mbaruar. Me atë pikë ndoshta tash do të ishim në pozitë më të mirë, por tashti ndeshje të lehta më nuk ka. Më duhet të përgëzoj skuadrën për angazhimin dhe për këtë trepikësh që vlenë. Tash çdo ndeshje do të jetë si të jetë finale për të marrë maksimumin. Sot më është dashur që të bëjë ndryshime, ngase lojtarët ishin paksa më të lodhur, andaj m’u deshën lojtarë të freskët. Kjo rezultoi pozitive”, ka thënë Mezani.

You Might Also Like