Pas një jave intensive në stërvitje nën udhëheqjen e trajnerit Sallah Sherifi, sot lojtarët e Kikës kanë zbritur në fushën e gjelbër ndaj Dritës U21.
Loja përfundoi me rezultat 2-2, ku trajneri i dha hapësirë të gjithë lojtarëve.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0 me një gol të bukur nga Albonit Xhaqkaj.
Golin e dytë për skuadrën e Kikës e shënoi Uvejs Bunjaku.
Skuadra është duke i vijuar stërvitjet dhe do të vazhdoj me ndeshje miqësore në ditët e ardhshme.