Bujar Salihu
Shumë të madhe e ke zemren
Nuk ka helm virus a murtaj ta mund dashurinë tënde
Shfaqu edhe një herë i madh i pa zmbrapsur
Trego sa të madhe e ke zemren
Ji sy lumturie
Mbi re të bardha qiellit
Në anë tënde është drita
Mos u lëkund mos u fik
Mos thuaj se është vonë
Se s’është vonë të fluturosh mbi zjarrin e trisht
Mos ik, mos ik, mos ik