Libri

Mos thuej që m’ke pa

Shefik Surdulli

Mos thuej që m’ke pa

Përtej një laure
një gardhi n’sokak

Shndritë nuri i malësores
buzagaz
shtathedhur
gërshetin mbi gjoks
me këmishë t’qëndisur
shkumcue
tek ecë fillikat

Atje te ara e gjatë
kohën e matë me hije
deri t’soset dita
nata me ra

Të ikë shpejt te kroni
k’natën me mbushë
Andrrën t’gjallë me bâ

I ban rixhá hanës
Mos thuej që m’ke pa.

©️ shs
(e risjellë)

You Might Also Like