Ardian Azemi
VV deklarohet për ftesën e Presidentit për mandatarin për formimin e Qeverisë. “Nuk e kemi menden me i dërgua emrin pa përfunduar pandemia”, kështu janë përgjigjë.
Për të satën herë VV pretendon ta ozurpoj pushtetin. Zvarritja me qëllim e formimit të institucioneve legjitime, është ozurpim, anipse nuk është i shkruar. Shfrytëzimi i pakuptimtë i zbrazëtirave kushtetuese, është qyqarllëk, është frikë, është mosbindje karshi realitetit.
Pse duhet të vazhdojë qeveria në detyrë me arsyetimin se jemi në kohë pandemie. Cili është rezultati i menaxhimit nga qeveria në luftën kundër pandemisë…? Unë shoh dështim, shoh vetëm konferenca shtypi nga Prishtina, shoh shkelje të njëpasnjëshme të Kushtetutës përmes vendimeve mbi bazën e inateve. Tani kemi edhe reagime të eurodeputetëve që i bëjn thirrje kryeministrit me iu kthy Kushtetutës sepse nuk mund t’ia caktosh qytetarëve orën se kur ata mund të lëvizin.
Bëjeni qeverinë, nuk ka rëndësi kjo, bëjeni shumicën, realizojeni planprogramin tuaj, nëse keni planprogram. Nëse nuk mundeni, mos i mbani peng institucionet, lëshoni rrugë, nuk ka disponim politik me shku në zgjedhje aq shpejtë, sepse po krijihen presedane të rrezikshme për të ardhmen. Nuk e dikton vullnetin politik të shumicës një parti e vetme.