Futboll

Munishi: Më pëlqeu shumë lufta e zhvilluar në këtë takim

Pas takimit, Ismet Munishi është deklaruar për media ku ka biseduar në përgjithësi për takimin e sotshëm, shkruan Sheshi.info

“Më pëlqeu shumë lufta e zhvilluar në këtë takim. Kundër Prishtinës kam luajtur 6 herë dhe në të 6 takimet ka pasur penallti, kjo gjë më shqetëson shumë”.

“Duhet besim më i madh tek topi i kthyer, duhet besim më i madh te pasimi i fundit, unë besoj se pikën e fituam me plotë meritë”.

“Nuk jam i kënaqur me mos-shfrytëzimin e Krasniqit, është lojtar i fuqishëm dhe gjuan me dy këmbë. Është lojtari që ka shkaktuar më së shumti problem”.

“T’i numroj ndeshjet që kemi luajtur, gjithmonë po i justifikojnë rastet. Unë nuk dua të jem avokat. Dardani është njëri ndër trajnerët më të mirët, por kjo puna e penalltive është tepruar”.

“Prishtinën e kemi rival, është problem por ne e ndalëm me barazim. Përparësi kemi në Gjilan, kjo ka qenë normalisht edhe psikologjikisht kështu. Më pëlqeu lufta, nëse vazhdojmë kështu do të bëjmë shumë”, tha ai për Art Sport.

Ndeshja e ardhshme e Gjilanit do të jetë ndaj Ulpianës.

You Might Also Like