I dëshpëruar për humbjen në ballafaqim me Feroniklin nga Drenasi, kryetrajneri i Dritës, Ismet Munishi për Supersport Kosova, ka theksuar:
“Nuk patëm fat. Feronikeli fitoi me një rast. Ne humbëm mundësi të mira. Nuk duhet lejuar lojtarin të depërtojë ashtu kur gjithë mbrojtja ishte ne vend. Duhet përmirësuar karakterin e lojtarëve për të luftuar 90 minuta.