Gjilan

Na iku edhe një kolegë!

Për fat të keq të enjten në mesditë, na erdhi një lajm i hidhur dhe tronditës për të gjithë kolektivin e shkollës së mesme teknike ”Mehmet Isai” në Gjilan, lajmi për vdekjen e papritur të kolegut tonë, Muharrem Ramadani, inxhinier i diplomuar i Makinerisë.
Muharremi ishte një mësidhënës në shkollës tonë nga viti 2004. Ai ishte
i shoqërueshëm, ishte i afërt edhe me nxënës. I donte udhëtimet, e donte jetën, lente përshtypje se injoronte stresin që sjellë jeta, por vdekja e papritur e ndau nga më të dashurit e tij familjen, vëllezërit, kolegët, nxënësit dhe shoqëria e gjerë.
Ne Kolektivi i shkollës së mesme profesionale teknike “Mehmet Isai”në Gjilan, i shprehim ngushëllime të thella familjes Ramadani, kolegëve, nxënësve dhe gjithë miqve e shoqërisë së gjerë!
Kolektivi i shkollës sonë, njofton të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit se nesër (e premte), nuk do të mbahet mësimi.
Ahmet Bilalli

You Might Also Like