Gjilan

Nazim Gagica ndër tre drejtorët më të mirë të arsimit në Kosovë

Nazim Gagica, drejtor i Arsimit në Gjilan është përzgjedhur ndër tre drejtorët më të mirë në Kosovë. Në manifestimin e mbajtur për fundvit, Nazim Gagica së bashkë me drejtorin e Arsimit në Gjakovë dhe atë në Prizren është shpallë në krye të drejtorëve më të mirë në Kosovë.

Gagica ka vlerësuar lartë këtë të arritur, duke theksuar se në kohën që prej se është në krye të Drejtorisë së Arsimit është punuar me punë dhe përkushtim. Ai një vlerësim të tillë e ka dhënë edhe në një konferencë për gazetarë që e ka mbajtur dega e AAK-së në Gjilan.

I pyetur rreth ndërhyrjeve politike në zgjedhjen e kuadrit mësimor, Nazim Gagica ka thënë se drejtori i arsimit nuk ka ndikim në përzgjedhjen e kuadrit mësimor, ngase një gjë të tillë e bënë komisioni.

“Përzgjedhjen e kuadrit mësimor e bënë komisioni, kurse ne jemi vetëm monitorues. Ne reagojmë vetëm nëse ka ndonjë shkelje dhe nëse nuk zbatohet ligji”, ka thënë Gagica, duke shtuar se drejtoria merret me politikat e arsimit.

You Might Also Like