Me rastin e shkuarjës në pension të merituar pas 44 vitesh shërbimi dhe pune si mësuese klasore, institucionet komunale të Vitisë kanë prituar dhe i kanë shpreh falenderim mësueses Lutfie Alidema nga Pozharani.
Me rastin e pensionimit të mësueses Lutfie Alidema, kryetari i komunës Sokol Haliti dhe drejtori i Arsimit Basri Aliu, kanë organizuar një pritje, në shenjë falenderimi për punën dhe angazhimin e saj shembullor në edukimin e brezave të rinj. Mësuesja Lufije Alidema, ishte pjesë e personelit të shkollës së mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozharan, ku punoi me ditarë në dorë 44 vjet pa ndërprerë dhe nuk iu nda edukimit të gjeneratave të reja edhe në momentet më të rënda, kur nuk ishte mirë me shendetë, duke treguar një forcë të jashtzakonshme për të punuar me përkushtim dhe vullnet
E Kryetari Haliti, duke i uruar pensionimin e saj, tha se mësuesja Lutfie është shembull i mirë për edukimin e shumë gjeneratave dhe njikohësisht vlerësohet për përkushtimin tejet të madh në profesionin e saj që e dashti aq shumë.Aziz Zuka