Kamenicë

Ndërroi jetë mërgimtari e atdhetari në Zvicër, Ahmet Selim Maliqi

Sot pasdite, në moshën 71- vjeçare në Zurich, ka ndërruar jetë Ahmet Selim Maliqi. Ahmet Maliqi, i cili ishte nga Busavata e Kamenicës, në jetën e tij dha një kontribut të jashtëzakonshëm. Ai ishte një atdhetar i devotshëm por edhe njëherit ishte një humanitar i madh, aty ku kërkohej ndihma.

Ahmet Maliqi është prindi i përzgjedhësit të Kosovës në futboll U-19, Adil Maliqi, i cili në ngushëllimin e prindit të tij, ka shkruar:

“Jam krenar që ishe babai im, ti ishe një njeri me vlera të mëdha njerëzore, ishe i besës e nderit, kishe moral të lartë gjatë tërë jetës tënde, ishe punëtor i madh, i cili kudo që u paraqite ke lënë gjurmë të thella njerëzore. U prehsh në paqe baba”.

Siç bëjnë të ditur familjarët, për varrimin e Ahmet Maliqit do të dilet me njoftim nga familja.

You Might Also Like