Gjilan

Në Ditën e Mësuesit, fillon punën çerdhja në “Dardani” të Gjilanit

Gjilan, 7 mars 2018 – Pikërisht në Ditën e Mësuesit, ka filluar punën çerdhja e fëmijëve në lagjen “Dardania”, e cila është ndërtuar nga Komuna e Gjilanit në partneritet me USAID.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka pritur sot fëmijët e parë të kësaj çerdhe, duke iu uruar mirëseardhje dhe suksese në të ardhmen.

“Jam shumë i lumtur që sot, në Ditën e Mësuesit, po e fillojmë punën në këtë çerdhe e cila në bashkëfinancim me USAID, është ndërtuar sipas standardeve europiane. Ju uroj suksese stafit dhe 100 fëmijëve tashmë të regjistruar nga mosha 0-6 vjet”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, realizimi i këtij projekti kap vlerën e 350 mijë eurove, nga të cilat Komuna ka kontribuar me 180 mijë euro, ndërsa USAID me 170 mijë.​

You Might Also Like