KRONIKË E ZEZË

Në Gërmovë një femër humbi jetën në aksident trafiku

Një femër ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Gërmovë të Vitisë.

E, njëjta ka pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Gërmovë, Viti / 06.12.2023 – 21:28. Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

You Might Also Like