Gjilan

Në Gjilan është hapur Shkolla e Parë Shqipe Online “Alb Shkolla”

Në Gjilan është hapur shkolla e parë shqipe online në botë  “Alb Shkolla”, që siç është thënë në hapje të saj, ajo ka mision për të krijuar një botë më të mirë, ku çdo fëmijë ka mundësinë që të ketë sukses dhe t’a ruaj identitetin personal dhe kombëtar, duke  mos u shkëputur asnjëherë nga gjuha, tradita dhe historia shqiptare pavarësisht distancës fizike. Në shkollën shqipe online synohet që komuniteti të demonstrojë pesë vlera përgjegjësinë, respekti, integriteti, këmbënguljen dhe risinë, shkruan kryelajmi.com

Drejtori ekzekutiv i kësaj  shkolle Driton Ajeti, ka theksuar se para 3-4 muajsh kjo ishte vetëm një ide, e cila tashti u bë realitet. Ai tha se kjo ishte ide e tija tashti me ndihmën edhe të të tjerëve u arrit  që të krijohet logo, emri, dizajni, silabuset, programet dhe tashti u arrit që kjo shkollë të marrë fizionominë e  saj.

“Krijuam shkollën online shqipe në botë me qëllim  që të lidhen shqiptarët kudo  që janë, pastaj humanizmi i fëmijëve tanë që janë atje me fëmijët e Kosovës, të Shqipërisë, të Maqedonisë së Veriut e   të Luginës së  Preshevës e Mal të Zi  si dhe  lidhja e të  gjithë personave që kanë talent, ngase ky është shekulli i shqiptarëve dhe që tashti duhet shumë pak, për të bërë shumë”, ka thënë Driton Ajeti, që ka shtuar se kjo që po shihet sonte është vetëm faza e parë, për të kaluar në fazat tjera. Ai tha se ka filluar diç e madhe e më pas do të vazhdohet edhe me sigurimet private laboratorike, mjekësore, infermieristike e psikologjike e më pas do të kalohet  me kompleksin më të madh universitar. Ai tha se është i bindur se kjo do të arrihet.

Në vazhdim ka  folur edhe nënkryetari i komunës së Preshevës, Almin Shaqiri, i cili ka theksuar se kjo nismë po bëhet falë një vendasi nga Presheva  edhe atë në arsimimin e gjeneratave të reja, aq më parë kur dihet se një gjeneratë e arsimuar do të thotë një shekull sukses, andaj ka uruar që kjo shkollë të ketë një jetë të gjatë.

Më pas është dhënë një program artistik të fushave të ndryshme, ku u paraqit Kori i Fëmijëve i Shkollës së Muzikës nën dirigjimin e Artan Jerliut  dhe përcjellë në piano nga Hajrije Bislimi e pas tyre është vazhduar me “Margaritarët e gjuhës” nga shkolla e Mesme e Ultë “Thimi Mitko”, të cilët janë paraqitur me recitime me mësuesen Azize Ramadani dhe më pas edhe me pika të tjera./kryelajmi.com/.

You Might Also Like