Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” për nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës kanë organizuar një program të begatë kulturor e artistik, të cilin e kanë shfaqur para bashkëmoshatarëve ët tyre.
Andolena Veseli, kryetare e Këshillit të Nxënësve, ka thënë se kjo datë gërsheton shumë ngjarje të rëndësishme për vendin tonë dhe si e tillë ajo është e lavdishme dhe se do të mbetet simbol i bashkimit, lidhjes e krenarisë sonë.
Ajo ka paraqitur një përpjekje të vazhdueshme të popullit shqiptarë për të arritur lirinë ndër shekuj, duke u ndalë me theks të veçantë te shpallja e pavarësisë së Kosovës më 14 shkurt të vitit 2008 e që nga ajo ditë u bënë 14 vite që ne festojmë të pavarur.
Në pjesën artistike, nxënësit tanë Andolena Veseli, Elsa Kqiku, Elza Azemi, Oda Agaj, Ardita Abdyli, Lorina Berjani e Diell Bllaca janë paraqitur me një recital dhe me pika të zgjedhura muzikore.
Në këtë ditë feste, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” po qëndron e hapur edhe ekspozita “Art në maskë!” si dhe një ekspozitë e realizuar nga nxënësit për 14- vjetorin e pavarësisë së Kosovës.