Gjilan

Në kohë krize energjetike, Rc Cola Kosova po kontribuon drejtpërdrejtë në lehtësimin e barrës elektro-energjetike 

Në kohë krize energjetike, Rc Cola Kosova po kontribuon drejtpërdrejtë në lehtësimin e barrës elektro-energjetike

Bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ishim për vizitë në kompaninë gjilanase RC COLA e cila së fundmi ka investuar 400.000€ në energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë, duke realizuar projektin e instalimit të paneleve solare.

Përmes sistemit fotovoltaik, pra energjisë së diellit (paneleve solare), zvogëlohet barra e sistemit elektro-energjetik, ndërkaq ky investim kthehet brenda periudhës 7 vjeçare.

Projekti u zhvillua nga kompania vendore JAHA Solar, në bashkëpunim me USAID Kosovo.

Faleminderit Rc Cola Kosova për kontributin në lehtësimin e krizës energjetike në vend dhe ruajtjen e mjedisit!

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit

You Might Also Like