Pas qëndrimit një vit e gjysmë tek M-Technologie të Prishtinës, në KV Drita është rikthyer lojtarja Vesa Shabani.
Ajo ka nënshkruar për KV Drita, duke premtuar se do t’a ndihmojë ekipin rreth qëllimeve që i ka në të ardhmen.
Vesa Shabani karrierën e kishte nisur në Akademinë e KV Drita nga Gjilani dhe pasi kishte fituar trofetë e mundshëm me ekipin e saj, ajo ishte larguar te konkurrentët e M-Technologie. Lojtarja që tash ka mbushur të njëzetat, është e njohur në opinion volejbolldashës në Kosovë që shquhet me bllokun e pakalueshëm dhe shërbimet e sakta. Ajo që në vitin 2015 te KV Drita u aktivizua në pozitën e qendrës, kurse kulmin e arriti në stinorin 2017, kurse edhe në vitet 2018 dhe 2019 ishte meritore në sukseset e KV Drita.
Ajo është rikthyer te KV Drita, ku do të mbajë numrin pesë në fanellë.