KRONIKË E ZEZË

Në rrugën qarkore në Gjilan vetura godet për vdekje një këmbësor

Policia ka njoftuar se dje në Gjilan, vetura ka goditur këmbësorin, i cili pasi ka arritur në QKUK ka ndërruar jetë, raporton mediafokus.info.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti  i plotë i Policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Qarkore, Gjilan 20.05.2023 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar i cili pasi ka arritur në QKUK ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

You Might Also Like