ARSIMI

Në Velekincë të Gjilanit, sot është shënuar 74 vjetori – Dita e shkollës fillore dhe e mesme e ultë “Mulla Idriz Gjilani”

 

 

Në  Velekincë të Gjilanit, sot është shënuar 74 vjetori – dita e shkollës fillore “Mulla Idriz Gjilani”, ku të pranishëm në këtë festë të shkollës, ishin përfaqësues të DKA-së, arsimtarë, mësimdhënës, prindër dhe qytetarë të tjerë të shumtë.

Me këtë ngjarje të 74 vjetorit të kësaj shkolle, drejtori i DKA-së Nazim Gagica, tha se sot me krenari shkolla përkujton ditën e saj dhe tribunin e veprimtarin e çështjes kombëtare Mulla Idris Gjilanin, emrin e të cilit  me dinjitet e mban kjo vatër arsimore, personalitet  për të ardhmen e  shqiptarëve dhe lirisë etnike. Gagica,  poashtu ka thënë se në këtë shkollë ka suksese dhe  me veprimtari të ndryshme që po zhvillon sot shkolla, do të ketë edhe përkrahjen e tij dhe DKA-së,

Drejtori i shkollës, Fatmir Latifaj, para të pranishmeve, duke I përshëndetur ata që I bënë nder manifestimit jubilar të 74 vjetorit të kësaj shkolle, e cila ka filluar punë pas vitit 1945, e kendej nga një mësonjëtore në shtëpi private dhe, tashmë në një lokal bashkohorë që I plotëson kushtet për zhvillimin e mësimit për rreth 800 nxënës me kuadër tërësisht të kualifikuar, mbahet mësimi në dy ndërrime, në një objekt të ri me një ambient ekologjik të mirëmbajtur mirë nga kolegtivi i shkollës dhe banorët e fshatit, duke bërë kështu që edhe sukseset e nxënësve të jenë përherë e më të mira.

VEPRIMTARITE NË SHKOLLËN E VELEKINCES – Shkolla fillore Mesme e Ulte Mulla Idris Gjilani “- kanë zhvilluar gara me Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik . Ata duke garuar, nxënësit në dy kategori:: Hartim (ese) dhe poezi. Ata patën kohë 45 min të shkruajnë për njërën nga tri temat që ju afruam. Hartimi më i mirë dhe poezia do të shpërblehen dhe dy grupe kanë marrin pjesë në garat komunale. Suksese të gjithë pjesëmarrësve në garat komunale.dhe me gjere – njoftoi  kryetarja e shkollës, nxënësja Flaka Nuhiu, veprimtare e shkollës. Në  Ditën Olimpike, nxënëset e Shfmu ,,M.I.Gjilani”, morën vendin e parë dhe të dytin. Pastaj në mbjelljen e luleve, fidaneve e  rregullimin dhe mirëmbajtjen e ambienttit shkollor sikur edhe rreth hapësirave shkollore. Kjo ngjarje e veçantë për këtë shkollë, është përcjellur me programin e pasur kulturo-artistik të përgatitur nga nxënësit e shkollës. Sikur që është bërë edhe shpërndarje e mirënjohjeve për nxënësit dhe punëtor të dalluar, pastaj mirënjohje për më të dalluarit për suksese të shkollë.

Nijazi Ramadani

You Might Also Like