Numrit të klubeve sportive në komunën e Vitisë, ditë më parë i është shtuar edhe një por i veçantë, fjala është për Klubin e futbollit të femrave që është pagëzuar me emrin “Presingu”” i cili tashmë është kyqur në garat kampionale në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe është klubi i parë i futbollit, ku luajnë femrat të cilat kanë talent në për këtë lojë. Klubi i ri i futbollit të femrave “Presingu”, dje për herë të parë zhvilloi edhe një ndeshje kampionale në Fushën ndihmëse të KF Vllaznisë në Sadovinë të Jelive.
E që sot Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka pritur në takim Klubin Futbollit për femra “Presing” nga Vitia i cili dje filloi garat kampionale në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës.Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti përveç që ju ka uruar për fitoren e parë në gara ka thënë se Komuna e Vitisë do të bënë përpjekje për mbështetjen e klubeve sportive e në veçanti edhe këtë klub të ri.
Ndërkaq trajnerët e këtij klubi, Makfire Zuka dhe Granit Halili, bënë me dije se KF “Presing” ka filluar garat me një ekip solid dhe lojtare të mira, por kërkuan mbështetjen nga Komuna e Vitisë pasi siç theksuan janë në fazën fillestare.
Aziz Zuka