Viti

Në Viti u protestua për lirimin e Ramush Haradinajt

Në Viti  është mabjtuar sot një protestë  ku është kërkuar lirimi I Ramush Haradinajt . E thirrur  nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Viti dhe e mbështetur nga të gjitha subjektet politike në Viti, u zhvillua sot protest kundër ndalimit në Franc te Komandantit të UÇK-së, ish Kryeministrit Ramush Haradinaj.

 

” Vitia sot proteston kundër ndalimit të Komandantit Ramush Haradinaj nga Franca. Ne jemi mësuar me lojërat e liga të Serbisë, kemi shum raste kur serbët jan munduar të montojn raste e krime të ndryshme që i kan kryer vetë ata” – tha z. Qemajl Rexhepi, në emër të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së. ” Kërkojm nga shteti francez që menjëher të liroj emblemën e UÇK-së dhe lirisë së Kosovës, komandantin Ramush Haradinaj”  shtoi Rexhepi.

 

Protestuesve iu drejtua edhe ish Komandanti i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, nënkryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës z. Ahmet Isufi. “Listat e përpiluara nga ana e Serbisë kundër çlirimtarëve janë të paparanueshme, dhe ato duhet të hiqen menjëher. Serbia po vazhdon me provokime ndaj Kosovës dhe këto provokine

duhet të ndalojn urgjentisht. Jemi të quditur me veprimin e Francës që ka ndaluar zotin Haradinaj në bazë të një fletarresti nga një shtet që nuk ekziston, Serbi e Mal i Zi” – tha Isufi.Protesta kaloi e qetë kurse në fund u bë ftes për qytetarët nga organizatorët që të organizohen sa më mirë në pritjen për z. Ramush Haradinaj, i cili pritet të lirohet nga autoritetet franceze më 9 shkurt. Aziz Zuka

You Might Also Like