Futboll

Nëse Prishtina nuk licencohet, Drita shkon direkt në xhiron e dytë në Europa Conference League

Fituesi i Kupës së Kosovës në Futboll, KF Prishtina, ende nuk është licencuar për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare, andaj ashtu siç qëndrojnë punët, në vend të saj në Europa Conference League do të luaj Dukagjini i Klinës.

Fituesi i Kupës së Kosovës në Futboll direkt do të shkonte në xhiron e dytë të Europa Conference League dhe nëse Prishtina nuk e arrinë pjesëmarrjen në një rast të tillë do të përfitojë Drita, e cila ishte e dyta në kampionat. Një gjë e tilla tashmë ka nisur të paraqitet në listat e pjesëmarrësve në garat evropiane.

Kalimi i një xhiroje në gara evropiane e ka kuptimin edhe të inkasimit më të madh të mjeteve e për klubin bardh e kaltër një gjë e tillë do të thoshte shumë.

Të rikujtojmë se ashtu siç qëndrojnë punët tashti, Ballkani do të luante në kualifikimet e Europa Champios League, derisa Drita, Gjilani dhe Dukagjini do të luajnë në Europa Conference League, kurse shorti pritet të hidhet më 20 qershor./kryelajmi.com/.

You Might Also Like