Viti

Nisën punimet në asfaltimin e parkingut në oborrin e QKMF-së në Viti

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë” në Viti, konkretisht pas objektit të Shërbimit Emergjent kanë filluar sot punimet në asfaltimin e parkingut.Për nevoojat e personelit të kësaaj qendre mjeksore si dhe për nevojat e pacientëve.

Me këtë rast Kryetari i Komunës ës Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Basri Aliu, Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë inspektuar këto punime ku edhe u pritën nga stafi i kësaj qendre të cilët falënderuan institucionet komunale të Vitisë për investimet që po bëhen në fushën e mjekësisë e që po ndikojnë pozitivisht si për ata që punojnë por edhe për pacientet vitias.

Përndryshe në oborrin e QKMF-së në Viti, po vazhdojnë punimet në ndërtimin e garazheve për Autoambulancat kurse gjatë këtij viti parashihet edhe rivitlaizimi i kësaj qendre në veçanti rregullimi i dyshemesë. Aziz Zuka

You Might Also Like