Gjilan

Një grup i studentëve të ekselencës aderon në LDK-në e Gjilanit

Një grup i studentëve të ekselencës i janë bashkuar sot Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan.

Mirëseardhje këtyre të rinjve i kanë uruar Rina Ahmeti, kryetare e Forumit, Gentrit Murseli, anëtar i kryesisë dhe qindra të rinjë e të reja të LDK së Gjilanit.

Ahmeti e Murseli i kanë sygjeruar të rinjve gjatë këtij takimi madhëshor që ta marrin shembull kreun e Degës dhe Komunës së Gjilanit, njeherin nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, i cili aktivitetin e tij politik e ka nisur pikërisht në strukturën e rinisë.

Ata falënderuarn Hazirin për mbështetjen e madhe që i ka dhënë të rinjve gjilanas, duke iu besuar pozita udhëheqëse.

Gjatë takimit të sontëm u tha se së bashku me të rinjtë do të finalizohet strategjia dhe planprogrami për katër vitet tjera të qeverisjes në krye me kryetarin Haziri, duke theksuar se dyertë e LDK-së së Gjilanit janë të hapura për grupmoshën e të rinjve dhe idetë e tyre do të inkorporohen në mënyrën më të mirë.

You Might Also Like