1 vjetori i mbylljes së fabrikës së tekstilit “VITEX”! Qyteti i Vitisë është nën qeverisjen Haliti tash e 6 vite. Për gjatë kësaj kohe qytetarëve të Vitisë e sidomos të rinijëve nuk u janë ofruar kushtet minimale për një jetë të dinjitetshme. Për kundër dëshirës së të rinjëve Vitias për të studiuar ata po ballafaqohen me sfida më të rënda duke u nisur nga mungesa e bursave deri te mungesa e një vendi pune pas përfundimit të studimeve disa prej tyre po përfundojnë në kamariera, punëtorë krahu e markete e disa ja mësyn ikjes nga ky vend. Kështu migrimi në qytetin tonë vetëm sa është shtuar. Qeverisja e zotit Haliti nuk arriti të krijoj mundësi punësimi për gjeratat e reja! Ndërkohë që në kohën e zgjedhjeve ishte njëri ndër kandidatët që premtoi më së shumti duke i mashtruar qytetarët e Vitisë vetëm sa për ta marr votën e tyre! Po e permendim vetëm një shembull me të cilin Sokol Haliti i ka zhgënjyer skajshmërisht qytetarët që u premtoi punësim në fabrikën e tekstilit “VITEX”, duke keqpërdorur këtë biznes si storie të sukseshme të tij pak para zgjedhjeve lokale, pra në korrik të vitit 2017 ku Sokol Haliti preu shiritin dhe premtoi 150 vende pune ndërsa në ndërkohë numri i të punësuarve do te rritej deri në 500 punëtorë. Mirëpo, e gjithë kjo përfundoi sot një vit më parë kur u mbyll kjo fabrikë, duke i lënë të papunë rreth 150 familje. Fabrika u mbyllë dhe çka është me e keqja kryetari Haliti asnjëherë nuk doli për të marrë përgjegjësin dhe për ti kërkuar falje këtyre familjeve që mbetën pa punë. Sokol Haliti nuk arriti ti bind investitorët që të vazhdojmë punën në Komunën tonë dhe për dështimin e saj thot kjo është biznes privat dhe nuk më takon përgjegjësia mua! Ndonëse, ai votën pikërisht nga këto familje e kishte siguruar. Kryetari i komunës është njeriu i cili duhet të siguroj kushte të favorshme, lehtësira për ndërmarrësi të reja nga mërgata! Por në Viti deri më tani nuk kemi asnjë investitor që do të mund të hapte vende pune për të rinjët tanë! Prandaj, ne Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra në Viti kërkojmë përgjegjësi nga kryetari për mbylljen e fabrikës! Ashtu qysh ka ditur t’a prej shiritin me investitorin le të del bashkë përsëri me të dhe le të sqaroj arsyet pse dështoj kjo fabrikë dhe u mbyllën apo u humbën 500 vendet e premtuara të punës!
You Might Also Like
-
Komuna e Vitisë me 184 raste aktive të të infektuarve me KOVID 19
-
Në njëmujorin e ndarjes nga jeta të Prof. Shemsi Zukës, veprimtarë i çështjes kombëtare dhe kontribuues i madh i arsimit shqip
-
Liridona Bislimi u zgjodh kryesuese e Grupit të grave e Kuvendit komunal
-
Mbledhje komemorative në nderim të gazetarit Ibrahim Sefedini