Futboll

Nuhiu: Jemi rritur si skuadër, nesër

 
Në prag të ndeshjes së fundit kampionale për stinorin vjeshtor, FC DRITA ka mbajtur konferencën e rradhës për media, ku u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Albin Krasniqi.
Në këtë rast, kryetrajneri Nuhiu theksoi se skuadra është gati, pati kohën e mjaftueshme për ta përgatitur këtë takim dhe rikuperuar formën e futbollistëve.
“Bëhet fjalë për një skuadër që realisht vendoset shumë mirë në fushë dhe kanë një ide se sit ë dalin në kundërsulm. Prandaj jemi munduar të përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë dhe skuadra është gati. Jemi në moment të mirë, vijmë pas dy fitoreve rradhazi dhe besoj ta vazhdojmë ecurinë pozitive dhe të marrim maksimumin nga ndeshja e nesërme”, ka thënë Nuhiu.
Ndërkaq, futbollisti ynë, Albin Krasniqi potencoi se njeh cilësitë e kundërshtarit, por do të futen në ndeshje për fitore.
“E dijmë se kundërshtari në ndeshjen e rradhës është mjaft i fortë, sepse e dijmë se Ulpiana i ka bërë problem edhe ekipeve të kreut të tabelës. Jemi të fokusuar, futemi maksimalisht të përgatitur, të bëjmë më të mirën dhe të arrijmë fitore, e cila do të ishte përmbyllja më e mirë për këtë stinor”, ka thënë Krasniqi.
Sa i përket ecurisë së klubit tonë përgjatë stinorit që po e lëmë pas, trajneri Nuhiu theksoi se skuadra ka mund të marr më tepër, por nga ndeshja në ndeshje DRITA është rritur e komponuar.
“Skuadra nga ndeshja në ndeshje po përmirësohet, nga momenti që është kompletuar skuadra dhe nuk kemi pasur mungesa po shohim se rezultatet veçse po vijnë. Nuk diskutohet unë gjithmonë do të jem më kërkues, sepse këta djemë kanë potencial për të dhënë edhe më tepër. Nuk mjafton asnjëherë për mua si trajner, mundohem që të punoj dhe do të kërkoj gjithmonë e të marr maksimumin sepse kanë më tepër për të bërë. Më këtë skuadër që kemi asnjëherë nuk është mjaftueshëm, por i dijmë edhe vështirësitë që na janë paraqitur në këto gjashtë muaj. Nga ndeshja në ndeshje jemi rritur dhe do të vazhdojmë kështu, shpresoj që nesër ta mbyllim në mënyrën më të mirë”, ka thënë Nuhiu.
Edhe futbollisti, Krasniqi u shpreh i kënaqur me formën e treguar, ngase siç tha ai DRITA është në pjesën e epërme të tabelës dhe me përgatitjet e vazhdueshme, komponimin e skuadrës sukseset nuk do të mungojnë as vitin tjetër.

You Might Also Like