Sportet me dorë

Nuk ka më mirë se të shtrihesh të flesh si kampion dhe të zgjohesh në mëngjes prapë kampion

Lorik Ilazi, kryetrajner i KV Drita
KAMPION është fjala ime që shumë herë e përsërita këtë vit…
KAMPION është ndenja që më përcjelli çdo sekondë, kampion është fjala që ta thash ty në sy kur u largove, ty, ty edhe ty edhe ty…”Trajneri është kampion, shikomë në sy, unë jam kampion ehhhhh trajneri nuk gënjen…”
Po e filloj me thënjën që më flen më së miri në shpirt “Ne jemi Drita, ne jemi Kampionë…”
Krejt ky rrugëtim, gjitha këto sfida, duken më të lehta kur në krah i ke djemtë e qytetit, “INTELEKTUALËT”…
…nuk ka hijeshi, motiv e as bukuri të kësaj loje pa Ju!!!
Urime ju qoftë edhe ky titull, o zemërbardhë e jetë kaltër…
Titulli është aty te vendi vet…
Prapë aty ku rrin më së bukuri, aty ku e deshtëm më së shumti, aty ku çdo ditë e endërruam, aty ku kur su ndalëm duke punuar, kokë ulur e me sakrificë, vetëm që ky titull të vie te ne!!!
Më besoni, ishte viti më i vështirë i jetës sime sportive, e me shumë sakrifica… se sa vit i vështirë ishte e tregon edhe gëzimi im pas pikës së fundit kur festova titullin e ri, duke e tundur rrjeten si një kampion i ri pa e nënçmuar askë me asnjë fjalë, por duke brohoritur “UNË JAM KAMPION, UNË JAM KAMPION”…
Përkundër ëndrrës, vullnetit, angazhimit 100% timit dhe dëshirës së jashtëzakonshme, të katërta këto nuk do të mjaftonin po të mos ishte shoqja ime Vlora Berisha që çdo herë që takoheshim me mbushte forcë e vullnet…. nuk kisha mundur te ja dal pa vllaun tim Arben Bislimi me te cilin e ndava çdo detaj e çdo hall.
Shoqe, Beni, JEMI KAMPIONË!!!
Në momente të mira e të vështira, është familja që e vuan dhe e ndan çdo moment, çdo sakrificë.
Prandaj faleminderit nënës sime Miasere Ilazi dhe bashkëshortes sime Adelajda Fran Prenga, për mbështetjen, kurajon dhe forcën që të më shtyjnë përpara.
Në një vit të vështirë pa babain tim, pa njeriun që ishte në shtëpi e sallë afër meje, afër klubit, titullin me shumë meritë ia DEDIKOJ ATIJ, kudo që është, kudo që na shikon, në pamundësi që ta përqafoj pas finales dhe ta ndaj gëzimin.
Kampione Adelajda PRENGA, Vlora BERISHA Lorina Mehmeti, Vesa Shabani, Altuna Ibrahimi, Agnesa Hajdari, Megi Bislimi, Rrezelinda Thaqi, Loresa Avdyli, Leonita Hoxha, Xhuda Kruti, Klonarda Nezaj Dushi, Kardelen İpek Vural, Laísa Maeda, Jalé Hervey unë përkulem para juve…
JU JENI IDHUJT E MI….ju kurrë nuk u ndalët, kurrë nuk e dëgjova fjalën JO, por ju vetëm zgjodhët punën e disiplinën, un e di që të më durosh mua një vite nuk është e lehtë por ju…
Kurrë nuk e bëtë atë që nuk është sportive …. ju jeni vërtetë KAMPIONE NË FUSHË – KAMPIONE NË JETË!
Trajnerët kampionë Fatlum Hajrizi, Albin H Rexhepi, Altin Milazimi, me ju gjithçka ka qenë me e lehtë, lumë unë që ju kam në staf se doni vetëm punën e puna na u shpërblye!
E lashë për fund, njeriu që më ndihmoj financiarishtë dhe atë më së shumti,
Një njeri që nuk mund ta harrojmë në këtë letër falemderimi e ai është Kupi Shabani president legjendar faleminderit…
Njeriu që i plotësonte kërkesat e nevojat tona, shpesh edhe pa i kërkuar….
Faleminderit Flamur Bunjaku – Rinora 4 MULI të dua,
Faleminderit Komuna ime,
Faleminderit qytetarë të Gjilanit dhe mbështetës të Dritës.
Koha për festë mbaroi, ne prej sot i përvishemi punës për misionet dhe sfidat e reja që na presin, duke mos u ndalur asnjëherë t’ju bëjmë krenarë.

You Might Also Like