OJQ “Gruaja Hyjnore” mbanë debat me 30 shtator për Ditën Botërore të Moshuarve
Organizata jo qeveritare “Gruaja Hyjnore” me 30 shtator, duke filluar nga ora 10:00 në Restaurant
“Bujana” tek Sheshi, do të mbanë diskutim publik për nder të 1 tetorit “Dita Botërore për
të Moshuar”.
Këtë e organizon, OJQ “Gruaja Hyjnore “ në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenjës Sociale znj.Aurora Osmani-Buca drejtoreshë.
Në këtë diskutim publik do të jetë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.
Në tryezën e diskutimit do të diskutohet për temën “Kontributet pjesëmarrja dhe roli i të
moshuarve në shoqëri”.
OJQ “Gruaja Hyjnore” nga Gjilani është mjaft e zëshme në të gjitha aktivitetet në shoqëri.