Edhe pse seanca e sotme e VI –të e Kuvendit komunal të Vitisë u nisë mirë dhe mbarë fundi i saj ishte i shkurtër dhe jo I knaqëshëm,ngase pas përfundimit të kohës kur këshilltarët komunal në foltore parashtruan pyetjet dhe shqetësimet e tyre për problemet që i mundojnë qytetarët në momentin kur Kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, propozoi për miratim rendin e punës me pikat që ishin për shqyrtim dhe
miratim reaguan këshilltarët nga opozita.
E reagimi i tyre ishte për pikën që ishte propozuar e që kishte të bente rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore komunale për vitin 2020/21.Kjo u kontestua sepse e njejta pikë nuk kishte marrë “”vizën” në KPF-ë siq parashifet me ligj dhe se kjo kornizë do të ishte dashtë të miratohej deri me 30. Qershor 2019.Sipas këshilltarve të opozitës kjo pikë nuk do të duhej shqyrtuar sepse ishte propozim I kundërligjshëm sepse administrata komunale ishte vonuar
E Kjo bëri që rreth kësaj cështjeje të diskutohet gjatë dhe megjith arsyetimin që u dha vonesës asambleistët nga opozita PDK-ë,VV dhe AAK-ë demonstrativishtë braktisën seancën.
E pas kësaj gjendjeje të krijuar kryesuesi i Kuvendit në mungesë të kvorumit ndërpreu këtë seancë Kuvendit Komunal, pasi nuk janë pajtuar që të kalojë si pikë e rendit të ditës Korniza Afatmesme Buxhetore 2020-2021.
Bekim Azizi, shef i grupit parlamentar të PDK, ka thënë se të gjithë opozitarët e kanë lëshuar seancë pasi pika e rendit të ditës Korniza Afatmesme Buxhetore 2020-2021, nuk mund të vij në Kuvend pa kaluar tek Komitetit për Politikë dhe Financa.Aziz Zuka
Legjenda : Foto: Pmje ng punimet e senaces së sotme te KK të Viti