Organizata Human Appeal International (HAI), ka mbështetur me ndihma sot 100 jetimë të Komunës së Vitisë. Oakot me ndihma përfshijnë artikuj ushqimorë dhe higjienikë s i dhe nga 25 kg miell për secilën nga 40 familjet që kanë jetimë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e ka falënderuar donatorin për këtë solidaritet të treguar në këtë kohë, kur nevojat janë të vazhdueshme, pasi komuna akoma është e izoluar që nga 13 marsi I këtij viti.
Përfaqësuesit e organizatës Human Apeal International, kanë premtuar se edhe ditëve në vijim, do të vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë Vitisë edhe për familje të tjera që kanë nevojë.Aziz Zuka