Gjilan

OSBE në Gjilan mban punëtori rajonale për transparencën komunale ndaj publikut

Gjilan, 29 mars 2018 – Nën organizimin e misionit të OSBE-së në Gjilan sot është mbajtur punëtori për transparencën komunale në raport me publikun e gjerë duke përfshirë ekzekutivin, legjislativin dhe departamentet tjera, me theks të veçantë zyrat e informimit, duke spikatur rëndësinë e publikimit të akteve ligjore në ueb faqet zyrtare.

Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetar komunash, kryesuesit e Kuvendeve Komunale dhe zyrtar komunal me qëllim të angazhimit të përbashkët në ngritjen e nivelit të transparencës dhe komunikimit me qytetarë përmes planifikimit dhe dokumenteve strategjike që trasojnë rrugën e informimit në përgjithësi.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Shpresa Kurteshi – Emini, ka thënë se Komuna e Gjilanit është e angazhuar maksimalisht që të bëhen hapa të mëdhenj në transparencë në bashkëpunim edhe me partitë politike në Kuvend, por edhe në rrafshin e ekzekutivit që gjithnjë ka hapa të mëdhenj pozitiv karshi qytetarëve.

Afrim Nesreti, zyrtar Nacional i Programeve në OSBE, ka bërë prezantimin që fokus kishte zyrat komunale të informimit dhe rëndësinë e tyre në kominikimin mes institucioneve dhe qytetarëve.

Nesreti ka potencuar pozitivitet në këtë drejtim, mirëpo ka theksuar edhe elemente të ndryshme që mund të ndikonin në përmirësim, konkretisht pjesëmarrje më të madhe qytetare në takime publike, pastaj rëndësinë që aktet e ndryshme, por edhe informatat ditore të publikohen në gjuhët zyrtare dhe atyre në përdorim.

Edhe Francesca Damiani, zyrtare e lartë e programeve në OSBE, ka ofruar bashkëpunimin e plotë në funksion të mbështetjes së komunave që të shënojnë përparime sa i përket dokumenteve strategjike dhe rëndësisë që kanë ato në krijimin e transparencës gjatë të ardhmes.

You Might Also Like