Gjilan

PDK në Gjilan e vlerëson tejet shqetësuese gjendjen e varrezave të qytetit

Si pasojë e papërgjegjësisë totale të institucioneve të komunës të udhëhequr nga VV, gjendja e varrezave të qytetit është alarmante.

Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, Burhan Isufi shpreh shqetësimin serioz për mos kujdesin dhe për mos mirëmbajtjen e sipërfaqeve të varrezave të qytetit, ndërsa edhe më e rëndë është gjendja ku në disa të vdekurit po varrosen mbi kockat e tjetrit, kjo gjë është e tmerrshme. E këtë shqetësim kohëve të fundit po e shprehin edhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, imam dhe qytetarë të Gjilanit.

Ka disa vite që ky shqetësim është i madh për qytetarët e komunës tonë, këtë problem nuk ka arritur ta zgjidh as qeverisja e LDK-së, e as tani stërkeqja e qeverisjes së Alban Hysenit dhe e VV-së, ku nuk ju intereson për asnjë problem që kërkon zgjidhje urgjente.

Komuna e Gjilanit sot ende nuk ka plan zhvillimor komunal, si pasojë e paaftësisë së urbanizmit dhe qeverisjes së dështuar të VV-së. PZHK është anuluar vitin e kaluar me qëllimin që të korigjohet dhe brenda dy muajve të dërgohet për miratim në Kuvendin Komunal. Jo dy muaj, por as pas 15 muajsh urbanizmi ende nuk e ka të finalizuar PZHK. Andaj fatkeqësisht as ky problem nuk po trajtohet me prioritet nga institucionet komunale.

Qeverisja e VV në Gjilan po sjellë vetëm skandale, keq qeverisje, bllokim të investimeve kudo dhe kah do, duke e rënduar gjendjen çdo sektorë duke e kthyer në kurriz të qytetarëve tanë.

You Might Also Like