ARSIMI

Pensionohet prof. Ramiz Keka, arsimtari i Kulturës Fizike dhe Sportit

Është pensionuar prof. Ramiz Keka, aktivist i njohur nga Anamorava, punëtor i shkollës “Abaz Ajeti” në Gjilan, njëherit ish futbollist e trajner shumëvjecar i KF Kaolini.

Pas një periudhe mbi 4 dekada me ditar në dorë, në shumë shkolla të Anamoravës e Luginës së Preshevës, është pensionuar Prof. Ramiz Keka, i cili pjesën më të madhe të veprimtarisë tij arsimore e zhvilloi në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan.

Ramiz Keka përvec një mësimdhënës i devotshëm e punëtor i dalluar në arsim kudo që punoi, njihet edhe si personalitet i rrallë e parimor, me tipare e virtyte të larta e te posacme humane e njerëzore, aktivist i dalluar ndër vide e dekada, si dhe sportistë i shquar, i cili ka lënë gjurmë të thella në mbamendjen qytetare, si në vendlindjen e tij – Karaqevë, ashtu edhe mbare Kamenicë në tërësi e shumë më gjërë.

Aktivitetet e tij janë të panumërta, të vlerësuara e mbështetura nga kolegë e miqë, dashamirë të arsimit e sportit kudo që prof. Ramiz Keka paraqitetj me kontributin e tij, pasi personaliteti i tij miqësor e human, krijonte afërsi të përnjëhershme me bashkëpuntorë e kolegë.

Ndaj, si rrallë ndonjë tjetër,, Ramiz Keka vlerësohej e cmohej kudo e kurdo, për punën e tij të palodhshme e permamente në arsim, sikurse edhe në aktivitete tjera humane e sportive.

TV Gjilani. Com i bashkohet karvanit të gjatë të miqëve të tij, për t’i uruar publikisht ditëlindjen e 65-të, njëherit pensionimin e merituar prof. Ramiz Keka, duke i dëshiruar shëndet e harmoni të përhershme, si dhe vazhdimësi të aktiviteteve të mëtejme, duke vlerësuar njëherit se kontributi i tij do të jetë tërësisisht unik e i domosdoshëm, edhe pas pensionimit – në moshën e tretë!

You Might Also Like