Muzikë

Për nder të 17-të vjetorit të Pavarësisë, Opera e Kosovës sjell koncert artistik dhe librin “14 këngë popullore shqiptare”

Në kuadër të festimeve për 17-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Opera e Kosovës do të prezantojë një koncert artistik nën interpretimet e solistëve Liridon Sadriu (tenor) dhe Elona Sadiku (mexosoprano), të shoqëruar nga Albanian Brass Quintet nga Shqipëria dhe me pjesëmarrjen si mysafir të ansamblit vokal “Okteti Plus“.

Po ashtu, Opera e Kosovës do të bëjë edhe promovimin e librit “14 këngë popullore shqiptare” për kuintet tunxhi dhe zë, me autor dirigjentin dhe orkestruesin e mirënjohur nga Shqipëria Edmond Doko.

“Një kombinim i tillë i muzikës tradicionale me një qasje të re instrumentale dhe vokale, pritet të sjellë një përvojë artistike të veçantë për publikun”, thuhet në faqen zyrtare të Operës së Kosovës.

Ngjarja mbahet më 20 shkurt (e enjte) pranë Modelariumit të fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00./ KultPlus.com

You Might Also Like