ARSIMI

Për t’u pranuar në konvikt mund të aplikoni nga kjo e hënë

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka bërë të ditur se ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë për vitin akademik 2021/2022.

Konkursi  do të jetë i hapur prej datës 13 shtator deri 19 shtator 2021 dhe studentët aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit online, në adresat zyrtare të QS, ueb faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studentëve-Prishtinë.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Të gjithë studentët e pranuar, gjatë vendosjes në konvikte duhet të dëshmojnë përmes kartelës së vaksinimit se janë të vaksinuar ndërsa studentët e pa vaksinuar duhet të kenë testin PCR për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë dhe do t’iu kërkohet periodikisht ky test, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës në bazë të rekomandimeve nga IKSHPK, ka marrë të gjitha masat e nevojshme që këtë vit të pranojë rreth 4.000 studentë. Çmimi do të jetë 35 euro për muaj, 20 euro banimi dhe 15 euro ushqimi.

You Might Also Like