Nje reagim nga drejtori i DKRS-së ne Viti Valmir Sahiti pas vendimit te FFK-së për përjashtimin nga liga e parë e klubit Vllaznia.
Vendimi i sotëm i FFK-së për përjashtimin nga Liga e parë e futbollit të Klubit KF Vllaznia nga Pozherani është i papranueshëm dhe skandaloz.
Vendimet e tilla të porositura dhe që dalin nga pazaret e atyre që janë mësuar të veprojnë vetëm kështu e dëmtojn imazhin e FFK-së dhe janë demotivim i atyre që mbështesin sportin.
Nuk ka vendim arbitrar, skandaloz e të porositur që e ndalë KF Vllaznin drejt së ardhmës.
Nuk ka as edhe një dëshmi që e dëshmon se ky klub ka qenë i përfshirë në kurdisje të ndeshjeve por siç duket janë dashur vendime të tilla të porositura sepse ky klub me traditë ua ka prishur matematikat disa nga klubeve të preferuara nga FFK-ja.
KF Vllaznia është klub me traditë mbi 50 vjeçare dhe është krenaria e Komunës së Vitisë.
KF Vllaznia do të jetojë përgjithmon e bashkë me të edhe dashnia për të.
Gjithmon me ty KF Vllaznia!