Albin Memaj, lojtar i Lirisë që është lënduar në ndeshjen e kësaj të mërkure në Gjilan, gjatë ballafaqimit Gjilani – Liria, i është nënshtruar një intervenimi mjekësor dhe gjendja e tij tashti është stabile.
Ai është lënduar në pjesën e afër syrit të majtë, pasi që ishte qëlluar nga lojtari gjilanas Gëzim Rusi, që thotë që t’a ketë qëlluar këtë lojtar pa qëllim.
Derisa po merrte trajtimin mjekësor, Albin Memaj është vizituar nga udhëheqësit e KF Gjilani dhe siç ka theksuar Agron Korça, gjendja e këtij lojtari është stabile dhe ai pritet që shumë shpejt t’i kthehet fushës së blertë. Albini është i vizituar edha nga familjarët.