Gjilan

Përurohen sheshi e pllaka në Shillovë

Solemnisht është përuruar sheshi në qendër të fshatit Shillovë e Muhaxherëve, si dhe është bërë sbulimi i pllakës përkujtimore në kujtim të shpërnguljes së madhe të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, respektivisht nga fshati Pllanë dhe Mehanë, në vitin 1878 gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.

 Në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, ka folur shefi i Grupit të Këshilltarëve Komunal të LDK-së, Avdyl Aliu, i cili pas urimit për sheshin, banorëve të këtij fshati u ka dhënë edhe garancionin tjetër zyrtarë, për vazhdim të projekteve të tjera në Infrastrukturën Publike me përcaktim dhe vendosmëri të kryetarit Lutfi Haziri.

 “Kryetari Haziri, në programin dhe politikën qeverisëse me Gjilanin, përherë fshatin dhe qytetin i ka një dhe të bashkuar sa i përket prioriteteve të investimeve. Qeverisja komunale nuk ka në tavolin opsionin e ndarjeve dhe diskriminimeve. Investimet janë të barabarta sa i përket prioriteteve, sikur që është i rëndësishëm një investim në qendër të Gjilanit, është poashtu i rëndësishëm edhe në fshatin më të largët të Komunës së Gjilanit. Deri më tani kemi punuar sipas prioriteteve dhe kështu do të vazhdohet edhe më tutje deri në përmirësimin e plotë të kushteve infrastrukturore. Shillova edhe pas këtij projekti do të marrë meritueshëm investime, si në investim të rrugëve, kanalizim, ujësjellës, ndriçim dhe projektit të tjera në sferën e fushave sportive dhe rekreative”, ka thënë shefi i GK të LDK-së Avdyl Aliu.

 “Shillova e Muhaxherëve paska marrë pamje tjetër me këtë projekt, porosisim bashkërisht që ta ruani dhe mbani si duhet”, ishte apeli i Aliut në  fund të fjalës së tij.

 Në emër të fshatit Fadil Kajtazi, ka bërë një përshkrim të historikut të fshatit që nga vendosja këtu e dy familjeve nga krahina e Toplicës respektivisht nga fshati Pllanë dhe nga Mehanë, duke qenë falënderues I gjithë fshati për këtë projekt.

“Shpërnguljet e mëdha të shqiptarëve nga trojet e tyre nga Sanxhaku i Nishit, kanë prekur edhe të parët tanë të cilit ishin nga fshati Pllanë dhe Mehanë të krahinës së Toplicës. Kështu nga ajo kohë dy familjet, Nipë e Dajë, u vendosën këtu dhe sot është një fshat i tërë i mbushur me shtëpi. Falë investimit të Komunës, sot ky fshat ka marrë edhe një kuptim tjetër që të gjithëve na bënë të ndjehemi mirë dhe krenarë për këtë shesh, i cili është në qendër të fshatit dhe shumë i mirëseardhur, në të cilin në formë simbolike po ruhet edhe prejardhja jonë e vërtetë përmes Plakës përkujtimore”, ka thënë ndër të tjerash Kajtazi duke falënderuar kryetarin Haziri për këtë investim dhe shumë të tjera.

You Might Also Like