Për këto 18 vite, pas luftës, Gjilanit i premtuan hekurudhë, autostradë, heqjen e ujërave të zeza, madje edhe lumë. Nuk u kujtuan t`i premtojnë edhe aeroport. Si duket nuk iu shkoi mendja që qyteti ka trashëguar një pistë të aeroplanëve bujqësorë, sepse edhe këtë do ta kishin bërë.
Pse, a mos po skuqet kush nga premtimet?
Premtimet e rrejshme janë mashtrim. Mashtrimi, me ligj, është vepër penale.
Hekurudha nuk erdhi kurrë në Gjilan, autostrada zor se do të nis sivjet, meqë ishte premtim i qeverisë së kaluar, ndërkohë që Mirushës nuk po i shihet fundi.
Edhe pas 18 vitesh, Gjilani mbetet në epokën e Mirushës që kundërmon nga ujërat e zeza. Dy-tri palë zgjedhje u fituan me këtë premtim.
Koha është t`i ndryshojmë gjerat. Politikanët mashtrues duhet t`i ndëshkojmë me votë për premtimet e pa mbajtura. Ky është momenti që ata t`i qojmë në shtëpi.
Gjilanasit janë qytetarë të mrekullueshëm, janë taksapaguesit më të ndërgjegjshëm në Kosovë. Ata meritojnë më mirë. Kjo është e mundur me njerëz të drejtë, të ndershëm, të përgjegjshëm e të përulur para qytetarit.
Xhylije Ibrahimi, kandidate e PD-së për këshilltare komunale